Roma dhe Fiorentina i thonë “lamtumirë” Kupës së Italisë

16/11/2015 00:00

Roma zhytet edhe më tej në krizë, duke u eliminuar nga Kupa e Italisë, nga Spezia që luan në Serie B këtë sezon. Të njëjtin fat pati edhe Fiorentina, e cila u eliminua nga Carpi.

Edhe pse luanin në “Olimpico” dhe thuajse me formacionin më të mirë të tyre, ekipi i Garcia-s nuk arriti të shënonte asnjë gol në 120 minuta lojë, ndërsa u eliminuan pas gjuajtjeve të 11-metërshave.

Lojtarët e Romës gabuan që në dy goditjet e para, duke boshnjakët, Pjanic e më pas Dzeko ishin ata që gabuan përballë portierit mik , Chichizola. Lojtarët e Spezia-s u treguan tepër të saktë, duke realizuar 4 penallti, e duke e eliminuar Romën që në fazën e 1/8-ave nga Kupa e Italisë.

Pas paraqitjeve tejet të dobëta në kampionat, tashmë edhe eliminimi nga kupa, e ardhmja e trajnerit francez në kryet të Romës është në një pikëpyetje të madhe.

Më pas ishte radha e Fiorentinës, që deri në këtë fazë të Serie A, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë thuajse gjatë gjithë kohës në 3 ekipet e kreut në renditje. Megjithatë në Kupën e Italisë, ata kanë zhgënjyer totalisht, duke u eliminuar në fushën e tyre nga Carpi, që fitoi 0-1.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Di Gaudio në minutën e 76 të ndeshjes, i cili e dërgoi ekipin e tij në çerekfinale të kupës.

Top Channel