Hamilton e merr seriozisht karrierën muzikore

16/12/2015 00:00

Ylli i “Formula 1”, të gjithë kohën e tij të lirë e kalon në studion e tij muzikore, të cilën e ai ndërtoi për ish-të dashurën Nicole Scherzinger. Por edhe pse fillimisht e nisi thjesht si një hobi, tashmë Leëis po pret me padurim t’i prezantojë botës projektin e tij të parë muzikor.

“Muzika ka qenë një pasion i madh për mua që kur isha i vogël. Nisa t’i bija kitarës kur isha 13-vjeç. Është një fushë në të cilën ndihem vetvetja. Dua që njerëzit të shohin një pjesë timen të cilën nuk e njohin. Nisi si një hobi, por tani ka arritur të bëhet tepër serioze. Gjatë kohës që nuk jam në stërvitje apo në garë, unë gjendem në studio”, ka thënë Hamilton.

Leëis duket se ka një mbështetje të madhe nga reperat e famshëm si Tinie Tempah dhe Miguel, të cilët e kanë vlerësuar shumë muzikën e kampionit të “Formula 1”.

Top Channel