Aston Martin në F1, shtyhet vendimi

17/12/2015 12:20

Aston Martin shtyn afatin përfundimtar të marrjes së vendimit nëse do të hyjë në Formulën 1 në vitin 2016. Ai që e deklaroi këtë ishte drejtori i Komunikacionit dhe Marketingut të kësaj kompanie, Simon Sproule, i cili tha se ka shumë të ngjarë që ky vendim të merret në muajin janar.

“Ende nuk kemi vendosur për një përfshirje të mundshme në Formulën 1. Nuk do të marrim një vendim të tillë deri në fillim të vitit tjetër. Në të njëjtën kohë, ne duam të përcaktojmë se cila nga kampionatet e garave automobilistike është e përshtatshme për ne, pasi nuk duam të fokusohemi vetëm te Formula 1”, tha Sproule për motorsport.com.

Gjatë vitit 2015, Aston Martin u fol shumë për nisjen e bisedimeve me Red Bullin për furnizimin me motorë të skuadrës austriake, si dhe për një bashkëpunim me Force India, por në të dyja rastet asgjë nuk u përfundua.

Top Channel