Forca speciale amerikane në Libi; komandot të veshur civilë

17/12/2015 15:55

Një avion i forcave speciale amerikane ka mbërritur në Libi. Një grup personash të veshur civilë kanë mbërritur në bazën Al Uatija.

Gjithçka është dokumentuar nga disa foto të postuara në profilin në Twitter të Oryx Blog, blogeri i famshëm që ndjek çështjet ushtarake.

Sipas disa të dhënave, amerikanët janë ulur në Libi në orën 6 të mëngjesit të 14 dhjetorit, pa asnjë koordinim me autoritetet lokale dhe për këtë arsye u është bërë thirrje të largohen.

Asgjë nuk dihet se cili ka qenë motivi i kësaj “vizite”. Fotot e publikuara tregojnë ushtarët, një mjet ajror tip “Polaris” të përdorur nga forcat speciale për operacione prapa vijave të armikut.

Por në të vërtetë bëhet fjal për një avion “C 146”, version i modifikuar i “Dornier 328”, që përdoret nga Pentagoni për misione të fshehta në të gjithë Lindjen e Mesme.

Mjeti fluturues, sipas të dhënave të “FlightRadar24”, kalon shpesh herë nga Gjermania në Itali, për të arritur më pas në Afrikën e Veriut.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel