Mitrovicë, gërmime për të pagjeturit në fshatin Kçiq

17/12/2015 16:40

Në fshatin Kçiq të komunës së Mitrovicës kanë filluar të enjten gërmimet nën dyshimin për varr masiv.

Gërmimet nisën në bazë të dëshmisë së një dëshmitari që tha se ka parë të varrosen të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bajram Çerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave për Persona të Pagjetur në Mitrovicë, ka kritikuar neglizhencën në punë nga ana e ndërkombëtarëve.

“Ndërkombëtarët gjithmonë i lënë punët në gjysmë, gjithmonë plagët tona të pashërueshme. Për këtë lokacion është përfolur menjëherë pas luftës dhe ka dëshmitarë që thonë se kanë parë njerëzit që janë ekzekutuar dhe hedhur nëpër gropa të mëdha dhe të thella rreth 1,5 metra. Këto informata i kemi prej fqinjëve dhe njerëzve të cilët kanë lëvizur gjatë luftës”, ka thënë Çerkini.

Top Channel