Fillesat e artit të rërës në botë

17/12/2015 00:00

Të parët që e përqafuan artin e rërës ishin artistët rusë, ku ndër më të famshmit është Artur Kirilov. Ai arriti të përçonte mesazhe interesante me figurat prej rëre, që krijonte.

Kjo lloj mjeshtërie e tij u bë një pikënisje edhe për shumë artistë të tjerë, të cilët e përvetësuan, duke e praktikuar sipas individualitetit të tyre, këtë lloj arti të ri.

Arti prej rëre nis kështu prej rreth 12 vitesh më parë, duke u bërë një formë artistike unike, me të cilën filluan të praktikohen mjaft artistë në botë. Madje, nga 40 artistët më të mirë, shumica prej tyre janë femra, të cilat luajnë me delikatesën e tyre në këtë art.

Kseniya Simonova, artistja nga Ukraina ishte ndër të parat femra, e cila trajtëzoi këtë art me përbërës kryesor rërën, në diçka më femërore e sensuale.

Për realizimin e këtyre figurave, artistët punojnë me javë të tëra, e pas shumë provash e idesh i ofrojnë krijimet publikut, që e pëlqen këtë art me të mirën e tyre.

Një tjetër femër, e cila pati sukses të madh në këtë lloj arti, ishte edhe Iliana Yahav, e cila u bë e famshme për realizimin e figurës së femrës dhe ngritjen në piedestal të nocionit të dashurisë.

Top Channel