Itali, zarf kërcënues me plumba nga ISIS për ministrin e Drejtësisë

17/12/2015 00:00

Një letër kërcënimi, e shkruar në gjuhën arabe dhe që mbante edhe plumba, është dërguar në adresë të ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Letra, e firmosur nga Shteti Islamik, kishte një adresë të shkruar në anglisht dhe i ishte drejtuar ministrit italian. “Do të hyjmë në Romë dhe së pari do të të presim kokën ty”, lexohej në tekstin, që përmbyllej me fjalët “Allahu Akbar”, apo “Allahu është i madh”.

Dy ishin plumbat e futur brenda zarfit, nga ato që përdoren për kallashnikovët. Adresa mund të jetë shkruar në zarf ishte e tipit klishe, e fillimisht ka ardhur përmes Aeroportit të Fiumiçinos, e nga aty në selinë e ministrit, Arenula.

Me këtë çështje po merret Prokuroria e Romës.

Presidenti i senatorëve të PD-së, Luigi Zanda, ka dënuar me vendosmëri këtë akt burracak frikësimi.

“Dua të shpreh solidaritetin dhe miqësinë time ndaj ministrit Orlando, e gjithashtu ta falënderoj për kualitetin e punës së tij të shkëlqyer në mbrojtje të parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë, që përbëjnë themelet e demokracisë sonë”, ka thënë Zanda.

Solidaritet ndaj ministrit në emër të të gjithë partisë së kryesuar nga Matteo Renzi ka ardhur edhe nga zëvendëssekretarët Debora Serracchiani dhe Lorenzo Guerini. “Bëhet fjalë për një veprim shqetësues, mbi të cilin është e nevojshme të hidhet sa më shpejt dritë”.

Top Channel