Vajza e Mark Zuckerberg ka vetëm dy javë që ka lindur por është bërë tashmë një personazh i rrjeteve sociale, dhe sidomos Facebook, që zotëron i ati.

Ka qënë vetë Mark, që në faqen e tij zyrtare ka postuar një foto të Max, me elementët e “Star Wars”, me diçiturën: “Forca është e fortë me këtë”.

Filmi “Star Wars” publikohet në kinematë e Los Angeles këtë të premte dhe pritet me padurim nga shumë njerëz. Duket se Zuckerberg është një fans i filmit teksa ka postuar këtë foto.

Max, vajza e kreut të gjigantit Facebook, është fëmija i parë i tij dhe bashkëshortes Priscilla Chan. Me lindjen e vajzës ai bëri të ditur se do t’i dhurojë 99% të aksioneve të tij të Facebook që kanë vlerën e 45 miliardë dollarëve.

Top Channel