Përplasja me Brukselin, Cameron: Shpresë për marrëveshje

18/12/2015 10:30

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë pranë gjetjes së gjuhës së përbashkët sa u takon kërkesave të Londrës mbi një sërë çështjes, duke filluar që me benefitet për emigrantët brenda BE-së dhe lëvizjen e lirë.

Kryeministri David Cameron deklaroi pas një darke pune me 27 udhëheqësit e tjerë të vendeve të BE-së se arritja e një marrëveshjeje është e mundur brenda muajit shkurt, kur edhe përfundon afati i dhënë prej tij. Në të kundërt, ai do të marrë ftojë britanikët në fund të 2017-ës në një referendum për të qëndruar ose jo në Union.

“Kemi bërë goxha progres, por kemi edhe shumë punë përpara se të arrijmë një ujdi brenda muajit shkurt”, deklaroi Cameron.

Britania ka ngritur katër shqetësime në tavolinën e bisedimeve, përfshirë ndalimin për një afat prej katër vitesh të benefiteve për të gjithë shtetasit e vendeve të tjera e BE-së që punojnë në Britaninë e Madhe.

Palët duke se kanë përafruar qëndrimet dhe kjo u kuptua edhe nga deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila nuk përjashtoi as ndryshimet në Traktatin e Lisbonës.

“Jam optimiste. Të gjithë liderët duan një marrëveshje, por duhet të punojmë më shumë në thelb të saj. Ndryshimet e traktatit janë të mundshme, por jo tani, ndoshta në një kohë të mëvonshme”, tha Merkel.

Më i drejtpërdrejtë u tregua presidenti francez, Hollande.

“Mund të ketë disa korrigjime në kërkesat e Cameron, por rregullat dhe parimet e Bashkimit Europian duhet të respektohen nga të gjithë”, tha ai.

Por takimi nuk ka kënaqur Nigel Farage, udhëheqësi i UKIP-it, partia nacionaliste britanike që kërkon daljen nga Bashkimi Europian.

“Cameron shkoi, pa dhe nuk fitoi asgjë! Gjithçka që mori ishin dy fjali të kota. I thanë hajde prapë në shkurt, ku dyshoj se do të përfitojë lëshimë të tjera”, deklaroi Farage.

Top Channel