Korrupsioni në FIFA, Napout ekstradohet në SHBA

18/12/2015 12:05

Zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe kreu i Konfederatës Amerkano Latine të Futbollit, Juan Angel Napout, është ekstraduar në SHBA për t’u përballur me akuzat për korrupsion, lajm që u konfirmua edhe nga autoritetet e drejtësisë zvicerane.

Parguajani Napout u arrestua gjatë këtij muaji në Zyrih me kërkesë të prokurorisë amerikane me akuzën për marrje ryshfetesh për miliona dollarë në lidhje me të drejtat e marketingut për turnetë e futbollit të zhvilluara në Amerikën e Jugut.

Në të njëjtën kohë, organet e drejtësisë në vendin helvet bënë të ditur se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosta Rikës, Eduardo Li, hoqi dorë nga apelimi i vendimit për ektradimin e tij në SHBA.

Eduardo Li u arrestua në Zyrih në muajin maj, edhe kjo me kërkesë të Prokurorisë së SHBA-së.

Top Channel