Kartolina perfekte për Krishtlindje

18/12/2015 00:00

Princi Uilliam dhe Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton janë mjaft të mrekullueshëm në këtë sezon festash, duke na dhuruar një foto perfekte familjare.

Kesington Palace ka publikuar kartolinën e Krishtlindjeve të familjes së Uilliam, ku princi është me bashkëshorten Kate dhe dy fëmijët, George dhe Charlotte, të gjithë me një buzëqeshje perfekte festash.

Ndërkaq, në një tjetër postim këtë të premte Kesington Palace bën të ditur se princi George do të shkojë në çerdhe në janar, në Ëestcare Montessori School Nursery.

“Ne e mirëpresim George në çerdhen tonë ku ai do të ketë të njëjtën eksperiencë të veçantë si të gjithë fëmijët tanë”, thuhet në një deklaratë të çerdhes.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel