Madonna është dhunuar fizikisht nga Sean Penn? Ja ç’thotë këngëtarja

18/12/2015 00:00

Madonna ka sqaruar se pretendimet se është dhunuar fizikisht nga Sean Penn gjatë martesës së tyre në vitet 80′ nuk janë aspak të vërteta.

57-vjeçarja është shprehur se thashethemet se aktori e ka rrahur atë me një shkop bejsbolli në 1987 dhe se e kishte lidhur dhe goditur atë në 1989 janë të gjitha mashtrime.

Sipas “ET”, në deklaratën e saj, ajo është shprehur: “Jam e vetëdijshme për thashethemet që kanë qarkulluar për vite me radhë duke akuzuar Sean për një dhunim fizik ndaj meje, por janë thjesht mashtrime, shpifje dhe janë bërë për një qëllim të keq”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel