Akrobaci në hapësirë në transmetim direkt

18/12/2015 00:00

Tim Peake nga Agjencia Evropiane e Hapësirës mbërriti dy ditë më parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke u bërë astronauti i parë që mbërrin në këtë stacion.

Gjatë një transmetimi direkt nga hapësira ai është parë tejet i lumtur për këtë arritje të tijën dhe nuk e ka përmbajtur gëzimin duke kryer lëvizje akrobatike, për të treguar edhe mungesën e gravitetit.

Megjithatë, astronauti britanik është shprehur më parë se do të zhvillojë në hapësirë Maratonën e Londrës, e cila do të mbahet më 24 prill të vitit 2016.

Të marrësh pjesë në Maratonë kur je 350km larg Tokës duket disi e pamundur, por ja që Tim Peake do ta realizojë këtë mision. Ai do ta nisë garën bashkë me kolegët e tij të qendrës hapësinore, ndërkohë që ai do të garojë në një pistë vrapimi.

Top Channel