Kris: Dhurata më e mirë për Krishtlindje!

19/12/2015 00:00

Duket sikur ato fitojnë më shumë se sa pushteti që kanë. Kylie Jenner dhe nëna e saj, Kris, i bëjnë reklamë një linje të veçantë veshjesh norvegjeze thjesht me postimin e tyre në rrjetet sociale.

Të dyja kanë postuar foto të vetes me produktin e kësaj firme, Onepiece Jumpsuit, që është dhe emri i kompanisë.

60- vjeçarja Kris postoi një foto të veshjes së saj ushtarake para pemës së Festave. Në diçiturë ajo jepte dhe kodin e kuponit dhe linkun e faqes së Onepiece.

Pas saj, e bija 18-vjeçare Kylie, poston një foto gjithashtu me veshje të kësaj firme, por me një dizenjo ndryshe nga e ëma. Edhe Kylie pozon pranë pemës së Krishtlindjeve, dhe mban në duar një qenushe.

Sipas TMZ vetëm disa sekonda pas këtyre postimeve, 100 mijë persona vizituar faqen e internetit të Onepiece, duke shkaruar dhe një ‘crash’ të saj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel