Edhe Khloe në gjurmët e motrave

19/12/2015 00:00

Ajo ka qënë në mëdyshje pak muaj më parë nëse ishte pro fotove nudo, por duket se tashmë Khloe Kardashian ka vendosur se i pëlqen të nxjerrë të pasmet.

31-vjeçarja ka postuar një foto nudo në faqen e saj KhloeWithAK.com, të cilën e ka bërë gjatë pushimeve në St. Barths.

“Praaaaaaaa, po, kjo ndodhi…”, ka bërë shaka Khloe, teksa ka shpjeguar dhe momentin e fotos.

Fotot janë bërë nga motra e saj 20-vjeçare, Kendall Jenner, “kur ato u ‘mërziten’ kur të tjerët kishin fjetur”, ka shpjeguar Khloe.

Përveç të motrës, Khloe thotë se ka ndihmuar në bërjen e fotove Joyce Bonelli, Jen Atkin, dhe bashkëshorit i Jen, fotografi Mike Rosenthal.

Pas fotove Khloe thotë: “Ne nisëm të pijmë pak dhe papritur kjo foto u kthye në një foto krejtësisht nudo. Edhe pse më është dashur shumë punë të bind mendjen dhe trupin të arrij në këtë pikë, ende jam i shokuar se pata guximin të bëja këto foto”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel