SHBA, në 2014 ka qënë droga shkaktarja kryesore e vdekjeve

19/12/2015 00:00

Në vitin 2014 më shumë njerëz kanë vdekur nga overdoza sesa nga numri i aksidenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi është përfshirë nga një numër i madh vdekjesh për shkak të përdorimit pa fre të heroinës, që është edhe shkaktari kryesor i këtij fenomeni. Shifrat që vijnë nga intitucionet shëndetësore në vend, duket se kanë thyer edhe rekordin. Mbidoza ka marrë jetën e 47 mijë njerëzve, 7% më shumë sesa viti i kaluar.

Por heroina nuk është substancë e vetme e dëmshme, raste vdekjesh janë raportuar edhe nga kokaina. Mbidoza ka marre jetën e femrave dhe meshkujve, njerëz nga kombësi të ndryshme dhe  nga të gjitha moshat.

Përgjithësisht grupmoshat më të prekura janë nga 25-55 vjeç. Qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve konstaton se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një epidemi të mbidozës nga droga.

Situatë e përkeqësuar ka ngritur alarmin në vend për mos-kontrollimin e përdorimit në një masë kaq të gjërë të substancave të dëmshme. Sipas Institutit Shëndetësor të Washingtonit ekziston nevojë urgjente për veprim, për të parandaluar abuzimin dhe vdekjet masive.

Ata rekomandojnë ngritjen e më shumë qendrave të rehabilitimit, ndërhyrjen e shtetit dhe po ashtu ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve amerikanë.

Top Channel