Vlorë, hapet “Ekspozita e Arkitektit”

19/12/2015 00:00

Një ekspozitë e veçantë është çelur në qytetin e Vlorës me rastin e festave të fundvitit.

Në ambjentet e pallatit të kulturës “Labëria”, arkiteti i njohur vlonjat Arben Meksi ka hapur ekspozitën me punimet e tij prej 30 vjetësh.

Projekte në fushen e ndërtimit, karikatura dhe fotografi të natyrës së gjirit të Vlorës janë punimet që ai ka ekspozuar.

Ekspozita po ndiqet nga arkitektë, inxhinierë, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë e njerëz të njohur të fushave të ndryshme.

Top Channel