Siri, vritet një nga militantët libanez të Hezbollahut

20/12/2015 00:00

Lëvizja shiite libaneze “Hezbollah” njoftoi se, një prej militantëve më në zë të saj, Samir Qantar ka mbetur i vrarë nga një sulm me raketa në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, episod ky për të cilin fajëson Izraelin.

Qantar ishte burgosur në shtetin hebre në 1979-n për një sulm vdekjeprurës dhe në vitin 2008 u lirua në kuadër të një shkëmbimi tepër të diskutuar të burgosurish.

Një ministër i kabinetit izraelit e përshëndeti lajmin e vdekjes së tij, pa konfirmuar sidoqoftë nëse përgjegjësia për ngjarjen është vërtet e Izraelit.

“As pohoj, e as mohoj gjë në lidhje me këtë çështje”, ishte deklarata e Yoav Gallant, ministër i Ndërtimi dhe Strehimit. “Por është një gjë shumë e mirë, – shtoi ai, – që njerëz si Samir Qantar nuk do të jenë më pjesë e kësaj bote”.

Top Channel