Dhjetëra të zhdukur pas përmbytjes së anijes indoneziane

20/12/2015 00:00

Rreth 80 vetë konsiderohen të zhdukur, 3 janë konfirmuar të vdekur dhe 39 të tjerë u shpëtuan pas fundosjes së një trageti në ujërat pranë provincës indoneziane të Sulawesit.

Në bord ndodheshin 110 pasagjerë e 12 anëtarë ekuipazhi. Autoritetet vendore thonë se, anija është goditur nga dallgë 3 metra të larta dhe se kontakti i fundit me kapitenin ka qenë në momentet, kur uji kishte nisur të hynte në traget.

Disa të mbijetuar rrëfyen se janë kapur pas disa pluskueseve, e kështu kanë qëndruar për orë të tëra. 6 anije shpëtimi u dërguan në zonë, por nga momenti i mbërritjes së tyre u deshën edhe 3 orë të tjera për të nxjerrë në breg një pjesë të të shpëtuarve.

Top Channel