Talebanët rrethojnë policinë në Helmand

21/12/2015 08:30

Një përleshje e armatosur mes talebanëve dhe policisë po ndodh në komisariatin e Sanginit, në provincën afgane të Helmandit. Shefi i policisë Muhamed Davud tha për BBC se ishte i rrethuar nga talebanët dhe se kishte nevojë për ndihmë urgjente.

“Pazari është i mbyllur. Kemi dy ditë të rrethuar. Kam policë të vdekur pranë vetes dhe kemi dy ditë pa ngrënë. Nëse nuk do të vijë ndihma, do na kapin të gjithëve rob”, tha Davud.

Ndërkohë, guvernatori i Helmandit tha se e gjithë provinca ka shumë mundësi të bjerë në duart e talebanëve.

Top Channel