Zayn, foto me Gigin në Insta

21/12/2015 00:00

Ish e fejuara e tij, Perrie Edward tha se po shijonte disa takime me modelin Leon King, por Zayn Malik ka vërtetuar se mbetet një njëri shumë i dashur nga femrat, sidomos nga njëra në veçanti.

22-vjeçari ka postuar një foto në Instagram me të dashuren e tij, Gigi Hadid në një pozë shumë intime.

Ish-anëtari i One Direction shihet me sy të mbyllur, ndërsa modelja i jep një të puthur pranë syrit dhe mban kokën e tij me duar.

Gigi i dha fund lidhjes me këngëtarin Joe Jonas pothuajse në të njëjtën kohë që Zayn deklaroi publikisht se “do ta dashuronte gjithmonë” ish të fejuarën Perrie.

Top Channel