Humbja me Lazion, Mancini: Ishte për gabimet tona

21/12/2015 00:00

Interi edhe pas humbjes me Lazion vazhdon të jetë në krye të Serisë A, por diferenca me skuadrat ndjekëse është reduktuar.

Trajneri Roberto Mancini pas përfundimit të takimit pranoi gabimet e skuadrës së tij dhe tha se i vjen keq për këtë disfatë.

“Nuk jam i zemëruar, por thjesht më vjen keq. Ndeshjen e humbëm vetë. Ka sfida të cilat nuk i fiton dot sepse nuk luan mirë sicc ndodhi me ne, por nuk duhet t’i humbasësh për gabime si ato që bëmë ne. Duhet të ruajmë përqendrimin në nivelet maksimale deri në minutën e fundit. Që në momentin e nxemjes nuk më pëlqeu sjellja e futbollistëve. Gjithsesi kjo ndeshje duhej mbyllur 1-1 dhe po të mos kishm bërë gabime trashanike nuk do të kishim humbur. Përsa i përket zgjedhjes së formacionit, nuk do të ndryshoja asgjë. Në pjesën e dytë i hapëm vështirësi Lazios, por në fund sfidën e humbëm për fajin tonë”, u shpreh Mancini.

Top Channel