Superiore, Disiplina pezullon për 5 javë Sukajn; dënime edhe për skuadrat

21/12/2015 00:00

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit pezulloi me 5 ndeshje sulmuesin e Partizanit, Xhevahir Sukaj, për shkak të gjestit antisportiv gjatë ndeshjes me Skënderbeun.

Shkodrani u ndëshkua me karton të kuq, pak minuta pasi hyri në fushë, pasi goditi me grusht mbrojtësin Arapi.

Komisioni i Disiplinës dënoi edhe klubin “Partizani” të luajë ndeshjen e ardhshme pa tifozë, për shkak të incidenteve, që shkaktuan këta të fundit në sfidën e fundjavës në Korçë.

“Të kuqtë” kryeqytetas do të paguajnë edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërkohë që do të zhdëmtojë klubin korçar për stolat e thyer nga tifozeria e tyre.

Nuk u ka shpëtuar dënimeve as klubi i Skënderbeut, i cili për sjellje të keqe të tifozerisë së saj është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Top Channel