Pushimet nuk mbarojnë kurrë për Paris Hilton

22/12/2015 00:00

Diellin e dimrit bukuroshja e pasur, Paris Hilton po e shijon në Karaibe me pushime familjare.

Ajo vazhdon pushimet e saj para Krishtlindjeve në ishullin e Shën Bartolomeut, teksa relaksohet në një jaht privat.

Trashëgimtarja 34-vjeçare e hoteleve luksoze dukej e mrekullueshme teksa kishte veshur një kostum banje të kuqe, si ngjyrat e festave.

Paris po shijon jetën luksoze në bordin e një anije teksa poston foto me motrën e saj më të vogël, Nicky, 32 vjeçe.

Paris ka publikuar herë pas here për ndjekësit e saj në rrjetet sociale foto nga pushimet, teksa fansat e saj shijojnë stilin e jetesës së bukuroshes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel