Guardiola te Chelsea, vendos… bashkëshortja

22/12/2015 00:00

Chelsea është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe emërimit të Guus Hiddink si trajner i përkohshëm, dëshira e manjanit rus dhe pronarit të “bluve”, Roman Abramovich, është që të sjell në Londër Pep Guardiolan.

Trajneri spanjoll e kishte refuzuar njëherë në vitin 2012, ndërsa rusi nuk dëshiron një “jo” të dytë. Manchester City duket skuadra e preferuar e Guardiolas, por Chelsea refuzon të dorëzohet.

Madje, londinezët kanë kuptuar se Cristina Serra, bashkëshortja e Pep, ka shprehur dëshirën që të jetojë në Londër pas largimit nga Gjermania. Pikërisht në këtë pikë po shpresojnë “blutë”, të cilët po tentojnë të bindin trajnerin përmes gruas së tij.

Sidoqoftë, Abramovich nuk do të kursejë asnjë qindrakë, pasi pritet t’i ofrojë Guardiolas një pagë më të mirë se City si dhe do t’i plotësojë të gjitha kushtet që ka ai.

Mediat angleze shkruajnë se Guardiola ia ka bërë të qartë Chelseat se për të marrë drejtimin e skuadrës, duhet të blejnë dhjetë lojtarë të rinj, që në pamje të parë duket një dëshirë e parealizueshme.

Top Channel