Në rrezik ribashkimi i Spice Girls

22/12/2015 00:00

Ato janë bashkuar herë pas here në evente të ndryshme 20 vjet pas suksesit por duket se mbledhja e radhës është në rrezik. Mel C nuk ka dashur të bashkohet në grup, pa Viktoria Bekam.

41-vjeçarja, për herë të fundit është bashkuar me grupin në 2012, për Lojërat Olimpike në Londër, dhe beson se të gjitha vajzat duhet të jenë dakord që të kthehen sërish.

Nëse koncertet e 2016 duhet të zhvillohen ato shënojnë dy dekada që nga kënga e tyre e parë, Wannabe, e publikuar më 1996.

“Kjo do të thotë një menaxhim i mirë, një promotor i mirë turesh, një sponsorizim i mirë për sa më shumë të ardhura. Për të përmbushur këto, Mel beson se pesëshja origjinale ka nevojë dhe për përfshirjen e Viktorias”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Posh Spice Victoria është shprehur se nuk mund t’i bashkohet grupit për shkak të angazhimeve të saj të modës.

Top Channel