Ashtu sikurse të gjithë personat në mbarë botën, Presidenti amerikan Barack Obama ka nisur pushimet e tij për festat e fundvitit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndodhet në Havai së bashku me familjen e tij dhe i lejoi vetes pjesëmarrjen në një turne golfi, “Mid Pacific Country Club”.

Dhe paraqitja e tij nuk ishte aspak zhgënjyese. Në fushën nr.18, Obama arriti të tregohej i saktë në një gjuajtje të tij nga një distancë prej 12 metrash duke bërë që përsonat e pranishëm në atë fushë të thonin me zë të lartë: çfarë gjuajtje!.

Pasi festoi pikën me partnerin e tij në këtë lojë, Darrell Harrington, Presidenti amerikan Obama u bashkua me pjesën tjetër të lojtarëve për të bërë një foto grupi.

Top Channel