Një “engjëll” në plazh

22/12/2015 00:00

Vetëm një javë pasi u paraqit ne eventin e “Victoria Secret”, Izabel Goulart ka marrë disa ditë pushim për t’i shijuar ditët me diell në plazhin e Rio de Janeiros në Brazil.

Ajo nuk ishte vetme, pasi shoqërohej nga i dashuri i saj, futbollisti gjerman Kevin Trapp. “Engjëlli” i “Victoria Secret” dhe 25-vjeçari gjerman edhe njëherë dëshmuan se janë shumë të dashuruar.

Izabel dukej shumë seksi në bikinit e saj, me një trup perfekt, ashtu sikurse edhe portieri i kampionëve francezë të PSG-së.

Bukuroshja 31-vjeçare publikoi edhe një foto në llogarinë e saj në Instagram me përshkrimin “E dashuroj Rion”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel