Itali, sekuestrohen 20 tonelata ushqime të dyshimta

22/12/2015 00:00

Rreth 20 tonelata ushqime të dyshimta janë sekuestruar në Itali. Produktet me origjinë të dyshimtë e pa etiketa, ishte gati për t’u shpërndarë nëpër restorante.

Sipas autoriteteve vendase, bëhet fjalë për ushqime të importuara ilegalisht nga Lindja e largët, që kishin kaluar me një kamion të madh nga Greqia e pas kësaj, kishin shmangur edhe kontrollet në portin e Brindisit.

Mallrat e sekuestruara me vlerë mbi 200 mijë euro, nuk kishin pothuajse asnjë lloj dokumentacioni të vlefshëm që të tregonte afatet e skadencës, e sipas “Corriere della Seras”, kishin për destinacion restorantet etnike të Milanos.

Top Channel