Agjentja e Schumacher: Të respektohet ish-kampioni

22/12/2015 00:00

Kur po bëhen 2 vjet nga aksidenti i rëndë i Michael Schumacher, në media kanë filluar të qarkullojnë lajme të tjera spekulative në lidhje me gjendjen shëndetësore të legjendës së Formula 1.

Sipas asaj që u publikua te gjermania “Bunte”, 7 herë kampioni botës mund të ecë dhe se tashmë ka filluar të hedhë hapa të vegjël, por ky lajm u përgënjeshtrua menjëherë nga agjentja e Schumacher, Sabine Kehm e cila kërkoi respektin maksimal për ish-pilotin gjerman.

“Për fat të keq, një informacion që kemi marrë na e bën të qartë se lajmet për Michael nuk i korrespondojnë së vërtetës. Ky spekulim është papërgjegjësi. Për Schumacher është e rëndësishme që të mbrohet privatësia e tij, kjo duke parë edhe se sa të rënda mund të jenë dëmet që mund të shkaktohen”, tha Kehm për të përditshmen “Bild”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel