Chelsea-Mou, portugezi do të përfitojë 8 mln euro

22/12/2015 00:00

Jose Mourinho do të përfitojë 8 milionë euro si dëmshpërblim nga Chelsea për zgjidhjen e kontratës përpara kohe.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit është arritur edhe marrëveshja mes trajnerit portugez dhe klubit londinez për të mbyllur përfundimisht këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, “Daily Star” flet edhe për mundësinë e kalimit të Mourinhos te Manchester United duke deklaruar se 52-vjeçari e dëshiron me çdo kusht kalimin te “djajtë e kuq” dhe për këtë arsye është gati të pranojë të firmosë edhe një kontratë me një pagë më të ulët në krahasim me atë që përfitonte te Chelsea.

Top Channel