Karota me formën më të çuditshme në botë

22/12/2015 00:00

Nuk ndodh shpesh që karota të tërheqë vëmendjen, por një karotë në Florida të SHBA-së e la me gojë hapur një grua që po bënte pazarin.

Me një formë shumë të rrallë, karota duket si një mashkull i parë nga mesi e poshtë.

28-vjeçarja Ashley Stegbauer tha se nuk pushonte dot së qeshuri pasi i ra në dorë ky perim.

“Fillimisht, pashë një palë këmbë të kryqëzuara, por kur e ktheva vura re se kishte edhe diçka shtesë mes këmbëve. Kam qeshur me lot”, tha Stegbauer.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel