Pas të pasmeve, Khloe na tregon edhe gjoksin

23/12/2015 00:00

Khloe Kardashian ka zbuluar së fundmi se ka rënë 5 kilogramë duke hequr bulmetin nga dieta e saj dhe për këtë arsye ka postuar një foto nudo për të treguar rezultatet e kësaj rënieje.

Foton ajo e ka postuar në faqen e saj zyrtare në internet KhloeWithAK.com.

Khloe shihet e shtrirë në një pishinë dhe me gjoksin të mbuluar nga një vendosje strategjike e dorës.

31-vjeçarja ka qenë në mëdyshje pak muaj më parë nëse ishte pro fotove nudo, por para disa ditësh e bëri sefte me një foto ku nxirrte të pasmet.

“Praaaaaaaa, po, kjo ndodhi…”, bëri shaka Khloe, teksa ka shpjeguar dhe momentin e fotos.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel