Sofia Vergara i shkruan Miss Kolumbisë

23/12/2015 00:00

Sofia Vergara ka postuar një mesazh mbështetës në profilin e saj në Twitter, për Miss Kolumbinë.

43-vjeçarja ka shprehur mbështetjen për patrioten e saj, pas ngatërresës që u bë të dielën në eventin e Miss Universe.

Ylli i “The Modern Family” ishte mjaft e kënaqur kur kolumbiania u kurorëzua në kulmin e spektaklit, por vetëm disa minuta më vonë iu desh ta hiqte pasi Steve Harvey pranoi gafën e tij.

Aktorja i ka shkruar Ariadna Gutierrez menjëherë pasi Miss Filipinet mori kurorën e Miss Universe.

“Gjithësesi ti je Mbretëreshë”, i shkruan në Twitter patriotes së saj, duke e shoqëruar me një foto të bërë nga televizori në momentin kur u kurorëzua 21-vjeçarja Gutierrez.

Top Channel