Policia boshnjake ka vënë në pranga 11 persona, të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe ekstremistët e këtij grupi, që luftojnë në Siri dhe Irak.

Përmes një deklarate, Prokuroria e vendit sqaroi se, kontrollet në zonën e kryeqytetit, Sarajevë, kishin vënë në shënjestër 15 vetë, për të cilët ka të dhëna, që sugjerojnë lidhjet me strukturat e ISIS-it.

Bastisjet u kryen pranë barrakave të ushtrisë në rrethinën e Rajlovacit, ku një person i armatosur vrau dy ushtarë boshnjakë në nëntor, në një sulm që autoritetet e cilësuan si akt terrorizmi.

Top Channel