Zoran Zaev akuzohet se ka kryer një tjetër krim, për të cilin mund të dëshmojë opinioni i gjerë në Maqedoni, pretendon anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski.

Akuza e Miloshovskit ka të bëjë me spekulimet mediatike se, te personat e dyshuar për falsifikim të kartave të identitetit të qytetarëve janë gjetur edhe 70 mijë biseda të përgjuara telefonike, e për të cilat kryesuesi i opozitës, Zoran Zaev, pati deklaruar se nuk i zotëronte askush tjetër përpos tij.

“Premtuat se vetëm ju keni qasje te materialet dhe se, vetëm ju jeni garanci e privatësisë së qytetarëve, materialet e të cilëve i zotëron në mënyrë të jashtëligjshme. Zaev, ju përsëri gënjyet. Materialet nuk i keni dorëzuar në Prokurorinë Speciale publike, që u formua me kërkesë të LSDM-së, por u gjetën në duart e kriminelëve”, ka pohuar për mediat Miloshoski.

Miloshoski ka akuzuar gjithashtu ministrin e Brendshëm nga radhët e opozitës maqedonase, Oliver Spasovski, se dëshiron ta ngadalësojë hetimin lidhur me falsifikimin e letërnjoftimeve.

Top Channel