AAK: Mirëpresim vendimin, Kushtetuesja të mos japë sugjerime se si të procedohet

23/12/2015 00:00

AAK ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë se Asociacionit të komunave serbe me kushtetutën e Kosovës, mirëpo ka ftuar këtë institucion që të mos japë sugjerime se si të procedohet me këtë marrëveshje.

Konstatimi se parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës është dëshmi e pamohueshme se marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çdo sugjerim apo kërkesë e Gjykatës Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në një komunikatë për shtyp nga AAK.

Top Channel