Reagimi i Adele nëse djali i saj do të jetë “gay”

24/12/2015 00:00

Që pas rikthimit të saj në tregun muzikor, Adele është bërë qendra e vëmendjes pasi askush nuk mund të ndalojë së kënduari këngën e saj “Hello”, e cila vazhdon të kryesojë klasifikimet muzikore në botë.

Pasi u shfaq në kopertinën e revistës “Rolling Stone”, këngëtarja tashmë ka pushtuar koverin e revistës “Time”. Teksa ka folur për rikthimin e saj në muzikë, Adele ka rrëfyer gjithashtu qëndrimin e saj nëse do të zbulonte se djali i saj, Angelo, do të ishte “gay”.

Ndërkohë që përshkruan me krenari sjelljen në jetë të Angelo, ajo ka thënë për revistën: “Po pres me padurim të di se si do të jenë miqtë e tij më të mirë, se cila do të jetë e dashura ose i dashuri tij ose cilët do të jenë filmat e tij të preferuar. Çfarëdolloj gjëje që djali im dëshiron të bëjë ose çfarëdo të jetë, unë gjithmonë do e mbështesë atë, pavarësisht çdo gjëje”.

Top Channel