Arabi Saudite, zjarri në spital i merr jetën 25 personave

24/12/2015 08:35

Një zjarr i rënë gjatë natës në një spital në jug të Arabisë Saudite i ka marrë jetën 25 personave dhe ka plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Zjarri shpërtheu në spitalin Jazan. Personat e plagosur janë zhvendosur në spitale të tjera të zonës.

Ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të plota të nisjes së zjarrit, që u shua falë punës së 21 grupeve të zjarrfikësve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel