Sheshxhirimi i mallkuar i filmit “Resident Evil”

24/12/2015 00:00

Një burrë afrikano-jugor ka vdekur pasi është shtypur nga një Hummer në një aksident të ndodhur në sheshxhirimin e filmit më të fundit të sagës “Resident Evil”.

34-vjeçari Ricardo Cornelius kishte 5 javë që punonte në sheshxhirimin e filmit në Kejp Taun.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një dublante britanike tha se do t’i duhet të presë krahun pas një aksidenti që kishte pësuar gjatë këtij viti po në këtë sheshxhirim.

Olivia Jackson po xhironte një skenë me motor kur u përplas me një kamerë metalike, duke pësuar dëmtime në kokë, që çuan në paralizën totale të krahut.

Top Channel