Çifti betohet në dasmë por… djaloshit i shpëton

24/12/2015 00:00

Eh, nuk mund të dalësh kundër ligjeve të natyrës, kudo që mund të ndodhesh… qoftë dhe në mes të një dasme.

Kështu ndodhi me një djalë të vogël, i cili u detyrua të ndërpriste ceremoninë e betimit pasi…i shpëtoi.

Teksa nisën fjalët e betimit, vogëlushi i cili kishte gjithë ceremoninë që përpiqej ta mbante bërtet: “Më duhet të shkoj në tualet”, teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

Një nga shoqërueset e nuses e mori menjëherë vogëlushin dhe e çoi në tualet, teksa ceremonia e betimit nisi nga e para.  Nusja Hannah, duke qeshur me lot pyet se çfarë ndodhi Ndërsa zyrtarja e bashkisë i përgjigjet se: “Ja çdo të thotë të jesh në prapaskenën e një dasme”.

Më pas ceremonia vijoi pa asnjë problem.

Top Channel