Peru, policët patrullojnë si babagjysh

24/12/2015 00:00

Oficerët e policisë të veshur si Babagjyshër kanë patrulluar rrugët e kryeqytetit Lima të Perusë, për të shpërndarë mesazhin e dashurisë dhe paqes gjatë sezonit të Krishtlindjeve.

Me veshjet e Santa Klausit, oficeri i policisë Marco Chira ishte njëri prej atyre që drejtonte motorçikletën në Lima, dhe bënte foto me banorët dhe turistët. Në Peru është bërë traditë në fakt, prej 16 vjetësh që të mbahet parada e Santas.

Ai shoqërohej nga disa oficere femra të veshura so zonjusha Klaus. Por krahas mesazhit të paqes e dashurisë, efektivët kishin një mesazh serioz: të rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë në trafik gjatë sezonit të pushimeve.

Top Channel