Sulmet në Paris, arrestohet i dyshuari i nëntë në Belgjikë

24/12/2015 13:40

Policia në Belgjikë ka arrestuar një të dyshuar të nëntë në lidhje me masakrën e muajit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.

Prokurorët belgë deklaruan se i arrestuari, i identifikuar si Abdoullah C, ishte kontaktuar nga kushëriri i të dyshuarit si drejtues i grupit të zjarrit Abdelhamid Abaaoud, menjëherë pas sulmeve të 13 nëntorit.

Për momentin pak detaje janë publikuar sa i takon rolit të luajtur nga Abdoullah C, që raportohet të jetë arrestuar në një operacion ordiner të policisë në Bruksel ditën e martë.

Një zëdhënës ka sqaruar se policia nuk e njoftoi arrestimin e tij në mënyrë që të mos alarmonte bashkëpunëtorët e mundshëm të tij.

Ndërsa sipas mediave belge, ai u paraqit në gjykatë këtë të enjte, por seanca ndaj tij u shty. Pritej që togat e zeza të vendosnin për zgjatjen e paraburgimit të tij.

Pak ditë më parë, policia belge kreu një seri arrestimesh lidhur me ngjarjet e Parisit, por disa orë më vonë i la të lirë për mungesë provash.

Situata ka bërë të duket qesharak Kodin Penal belg, që për shkak se nuk lejon operacione policore pas orës 23, i la rrugë të lirë arratisë së të dyshuarit kryesor të ngjarjeve të muajit të kaluar, Salah Abdeslam.

Top Channel