Sondazhi në Serinë A: Hysaj, mbrojtësi i djathtë më i mirë

24/12/2015 13:30

Seria A e uli siparin e saj për vitin 2015 dhe në Itali ka ardhur momenti për të kryer sondazhe. Një gjë të tillë e ka bërë edhe portali calciomercato.com, që nëpërmjet votave nga tifozët po kërkon të përpilojë formacionin më të mirë për këtë vit që po mbyllet.

Padyshim, ajo që të bën përshtypje është se në këtë 11-she do të ketë një vend për Elseid Hysajn. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare dhe Napolit është cilësuar nga tifozeria italiane si mbrojtësi i djathtë më i mirë për këtë vit.

Në sondazhin e calciomercato.com, Hysaj fitoi 42% të votave të tifozëve, i shkëputr ndjeshëm nga ndjekëst e tij Alessandro Florenzi i Romës (33%) dhe Bruno Peres i Torinos (17%).

Rezultati i këtij sondazhi tregoi edhe njëherë se Maurizio Sarri kishte të drejtë teksa i besoi formacionin titullar te Napoli futbollistit shqiptar, ndërkohë që edhe në kombëtaren tonë ai ka një peshë të rëndësishme.

Top Channel