Verratti, shumë pranë rinovimit me PSG-në

24/12/2015 14:35

Marco Verratti nuk do të kthehet shpejt në Serinë A. Mesfushori italian është shumë pranë rinovimit të kontratës me Paris Saint Germain.

Lajmi u bë i ditur nga “Sky Sport Italia” sipas të cilit Verratti do të nënshkruajë një kontratë të re edhe për 5 vjet me kampionët e Francës.

Ndërkaq, vetë Verratti, i cili është folur shpesh për një kalim në klube të tilla si Juventus apo Barcelona, ka deklaruar se ndihet mirë te skuadra pariziene dhe se nuk e mendon largimin nga kryeqyteti francez.

Top Channel