Krishtlindja, më pak festive në vendlindjen e Krishtërimit, Betlehem

24/12/2015 00:00

Ai është cilësuar si vendlindja e krishtërimit, por festimet për Krishtlindjen në Betlehem do të jenë më pak dinjitoze këtë vit. Siguria është përforcuar ndjeshëm për shkak të valës së sulmeve të dhunshme e vdekjeprurëse mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Autoritetet shpresojnë dhe besojnë se do të jenë me mijëra pelegrinët që do të vizitojnë këtë qytet, ndërsa kryebashkiaku i Betlehemit këmbëngul se festimet tradicionale duhet të mbahen dhe jo të shmangen.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kanë bërë thirrje për qetësi, por pa lënë mënjanë edhe drejtësinë.

“Kjo është vendlindja e mbretit të paqes, kështu që ajo çfarë po kërkojmë ne është paqja. Paqe si në të gjitha kombet në botë, ndaj dhe mesazhi ynë ndaj botës është vetëm një mesazh paqeje. Ajo çfarë duam ne për Krishtlindje është thjesht dhe vetëm drejtësi”, shprehet Rula Maaya, ministri palestinez i Turizmit.

Por, megjithëse pema e Krishtlindjes është ngritur dhe ndezur në Betlehem, pjesë të tjera të qytetit, veçanërisht ato periferike, janë në një gjendje më pak festive. Në Aida, një vatër dhune gjatë muajve të fundit, mbrojtëse të shumta janë vendosur përgjatë dritareve, për t’u bërë parapri sulmeve me gaz lotsjellës.

Top Channel