Gjermani, zjarr në hotelin e emigrantëve, disa te plagosur

24/12/2015 00:00

Politika e Merkelit pro-emigrantëve përpos kundërshtive të shumta, po nxit edhe incidente të dhushme në vend. 12 persona u plagosën, mes të cilëve 7 adoleshentë, pas shpërthimit të një zjarri në dy hotele ku janë vendosur disa emigrantë në Ëasserstein të Bavarisë.

Policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme, duke arrestuar një person. Më shumë se 1 milion refugjatë dhe emigrantë mbërriten në Gjermani gjatë këtij viti dhe, për shumicën e tyre, ndalesa e parë ka qenë Bavaria.

Presidenti Joachim Gauck, gjatë mesazhit të tij me rastin e Krishtlindjeve, u ndal tek çështja e emigrantëve. Ndër të tjera ai kërkoi ndëshkimin kundër çdokujt që do të ushtrojë dhunë ndaj të sapoardhurve. Vetëm gjatë këtij viti më shumë se 200 sulme kanë shënjestruar vendstrehimet e refugjatëve, sipas gazetes” Die Zeit”, por autoritet kanë ndjekur penalisht vetëm pak prej agresorëve.

Pas kritikave të shumta nga vetë partia e saj CDU, kancelarja Angela Merkel premtoi javën e kaluar se Gjermania do të reduktonte në mënyrë të ndjeshme numrin e refugjatëve. Siç vlerësohet 40% e emigrantëve që kanë hyrë në Gjermani vijnë nga vendet ballkanike, të tilla si Shqipëria dhe Kosova, të cilat Berlini i ka shpallur vende të sigurta të origjinës.

Ndërkohë pjesa tjetër janë kryesisht sirianë, irakianë dhe afganë. Vendet europiane nuk po munden të përballojnë fluksin e madh njerëzor që mbërrin në brigjet e unionit. Këtë vit zyrtarë të emigracionit ndërkombëtarë thanë se më shume se 1 milion emigrantë të paligjshëm dhe refugjatë kanë mbërritur nga toka dhe deti, pjesa më e madhe e të cilëve përmes Greqisë.

Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka fajësoi Merkelin e cila, sipas tij, përmes mesazheve të saj nxiti emigracionin e paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Zyrtarë të agjencisë së OKB-së për refugjatët thanë se 3716 persona humbën jetën ose u zhdukën gjatë këtij viti, në përpjekje për të mbërritur në Europë.

Top Channel