SHBA, kërkesat për përfitimet e papunësisë në nivel rekord prej 42 vitesh

24/12/2015 00:00

Numri i amerikanëve që aplikojnë për përfitimet e papunësisë ka rënë më shumë nga sa pritej gjatë javës së kaluar, duke iu afruar niveleve më të ulëta prej 42 vitesh, pasi kushtet e tregut të punës kanë pasur përmirësime duke i dhënë një shtysë edhe ekonomisë.

Kërkesat fillestare për përfitimet shtetërore të papunësisë ranë me 5000, duke ulur shifrat në 267 mijë në javën që përfundoi më 19 dhjetor, jo shumë larg niveleve që janë parë në vitin e largët 1973, njoftoi Departamenti i Punësimit këtë të enjte.

Ekonomistët e marrë në pyetje nga “Reuters” kishin parashikuar se kërkesat për të tilla përfitime do të binin në 270 mijë gjatë javës së kaluar. Gjithsesi, kërkesat kanë qenë nën 300 mijëshit, një prag i ndërlidhur me një treg pune të gjallëruar, për të 42-tën javë me radhë. Kjo është ecuria më e mirë ndër vite, që prej viteve të para të 1970-s.

Gjithsesi, disa prej këtyre rënieve të paparashikueshme të javës së kaluar mund t’u atribuohen edhe vështirësive të përllogaritjes së shifrave gjatë festave të fundvitit.

Top Channel