SHBA, gruaja dhunon burrin se lëshonte gazra në shtrat

25/12/2015 00:00

Një grua amerikane ka dhunuar bashkëshortin e saj pasi ky i fundit, në kohën që ishin shtrirë në shtrat për të fjetur, kishte nisur të lëshonte gazra.

Policia e Floridës ka arrestuar gruan, e cila fillimisht e kishte goditur me bërryl në krah burrin për ta paralajmëruar që të mos vazhdonte më me gazrat.

Pasi burri nuk ia kishte vënë veshin, 55-vjeçarja e kishte gërricur në gjoks e më pas i kishte hedhur spraj me piper në sy.

Top Channel