“Më telefono në telefonin tim elf”

25/12/2015 00:00

Taylor Swift po gëzon  pak pushim nga turet e saj, dhe sigurisht që po i shijon mirë. 26-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetin social e veshur si një nga elfët e Babagjyshit.

Një gjë e rrallë për Taylor të pozojë pa tualet, me veshjen tipike të elfëve. Në diçiturën e fotos ajo shkruan: “Më telefono në telefonin tim elf”.

Së fundmi Taylor ka shijuar disa ditë në dëborë me të dashurin e saj Calvin Harris. Ajo ka postuar foto duke bërë një njeri prej dëbore bashkë me DJ skocez dhe vëllain e saj Austin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel